Shifra të larta të rasteve me koronavirus vijnë nga Kosova. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vd ek jes, si dhe 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkaq, janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.
Theksohet se janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.