Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pretendon se është kërcënuar me jetë. Këtë lajm e ka bërë vetë Musliu përmes një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se është kërcënuar me jetë nga militantë e Lëvizjes Vetëvendosje pas debatit që ka pasur në Kuvend me kreyparlamentarin Gluk Kofnjuca.
Musliu bën me dije se rastet i ka dorëzuar në Policia ndërsa thekson se se pavarësisht këtyre kërcënimve nuk do të heqë dorë nga integriteti i Partisë Demokratike dhe Kosovës.
Të dashur miq dhe të gjithë ju qe jeni shqetësuar e kujdesur për sigurinë time. Duke ju falënderuar të gjithëve për kujdesin, dhe në pamundësi për t’iu kthyer përgjigjeje secilit veç e veç, iu konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditëshin e qeverisë dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marrë shumë kërcënime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakice. Rastet i kam denoncuar në Polici me që, pavarësisht a jemi në pushtet apo në opozitë, unë besoj fort në institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve të sigurisë.
Tashmë më është konfirmuar se një person është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 ore. Po ashtu më janë rekomanduar disa masa të cilat unë do t’i përfill me përpikëri. Të dashur miq dhe në veçanti ju Votues të mi që ma konfirmuat 5 herë rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që më frikëson. Asnjë kërcënim nuk do të më ndal te mbrojë integritetin tuaj, timin, të familjes sime, Partisë Demokratike dhe të Shtetit tim Kosovës. Askush dhe asgjë s’mund të më ndalë nga përfaqësimi i besimit tuaj! Ata që përmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe të sigurisë, shkuan Musliu.