Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të nderojë ditën e lindjes së At Zef Pllumit me një thënie të tij. ‘’Kur njeriut t’i mungojë zemra, nuk asht ma njeri’’- është thënia që ka publikuar Rama.
Ndërkohë pak orë më parë edhe Meta nderoi poetin me një tjetër thënie “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”.
At Zef Pllumi lindi më 28 gusht të vitit 1924 në Malin e Rencit dhe vdiq në vitin 2007 në Romë të Italisë. Ai prej vitesh shërbeu si frat françeskan teksa u bë shumë i njohur si shkrimtar e publicist duke trajtuar problematikat e shoqërisë shqiptare.