Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit. Lajmin e dha Instituti Gjerman Robert Koch (RKI), të premten padite në faqen e internetit. Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, Dominika, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë), si edhe Irlanda. rajonet kufitare dhe perëndimore.

RKI hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës. Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin www.einreiseanmeldung.de para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.

Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të bëjnë një test negativ. Në Gjermani duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë rezultatin negativ të testit të koronës.

Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët: a. kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit, b. janë tranzit nëpër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt/ DW