Prej më shumë se 10 ditësh, Greqia vijon të përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. OKA(Observatori Kombëtar i Athinës) ka dhënë një bilanc paraprak për zonat e djegura. Sipas raportit në Evia janë djegur rreth 460,000 hektarë, në Atikë 80,000 hektarë dhe në Laconia 110,000 hektarë. Sipas autoriteteve, bilanci me më shumë se 650 mijë hektarë tokë të dejegur është katastrofë, duke shtuar se shifrat mund të ndryshojnë.

Në Evia 38% e zonave të djegura janë zona pyjore, në Atikë sipërfaqja e djegur pyjore arrin në 37%, ndërsa në Laconina 7%.