Mohammad Shafiq Hamdam ish këshilltar i presidentit të Afganistanit Ashraf Ghani njëherazi këshilltar i NATO-s, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu komenton vendimin e qeverisë shqiptare për të shpëtuar nga Talebanët, ata afganë që kanë ndihmuar në misionet e NATO-s, ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria. “Shqipëria nuk është një shtet i madh por një vend i jashtëzakonshëm. Shqipëria e ka përjetuar lu ft ën dhe e ndjen çfarë ndodh në Afganistan. Fatmirësisht sot Shqipëria ndjehet e madhe dhe e fortë falë punës së saj. Afganasit u janë falënderues për shërbimet tuaja në kuadër të NATO-s dhe ata do ju jenë mirënjohës për ardhjen si miq. Duke strehuar refugjatët afgan, Shqipëria i tregon botës dhe NATO-s, një udhëheqje të fortë duke d emonstruar se njerëzit e saj, tregojnë kujdes për aleatët kudo që janë”.
NI pyetur për fatin e përkthyesve të cilët kanë asistuar edhe misionet shqiptare në Afganistan Mohammad Shafiq Hamdam tha:
“Paçka se talebanët thonë se nuk do t’i bëjnë keq përkthyesve, në të shkuarën kemi parë që përkthyesit janë arr estuar, pr oce duar, vr ar ë në publik madje u janë pr erë kokat, përpara kamerave për video-klipet e Talibabanëve në Youtube. Ata që kanë ndihmuar trupat shqiptare në Afganistan janë padyshim në rre zik. Ata meritojnë të jetojnë dhe nuk duhet të lihen atje. Shqipëria vendosi një shembull m oral për vendet e tjera, duke marrë përgjegjësi dhe ndihmuar në nevojë aleatët”.
Dy ditë më parë në një intervistë për Top Channel Kolonel Dritan Demiraj i cili ka drejtuar disa misione në Afganistan deklaroi se përkthyesit afgan në shumë raste kanë marrë edhe ar mët dhe kanë lu ftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri.