Mero Baze
Liri Berisha është pak a shumë si Bregoviçi. Nënën e ka serbe nga Beogradi, babain shqiptar të Malit të Zi, burrin shqiptar, kurse dhëndrin boshnjak. Kjo gjë nuk e ka penguar të jetë gruaja e Presidentit të Shqipërisë dhe më pas kryeministri të Shqipërisë, dhe njëkohësisht gruaja e një politikani që ka 30 vjet që sundon politikën shqiptare, ashtu siç thonë amerikanët, duke minuar demokracinë, duke vjedhur parat e shtetit shqiptar dhe duke shantazhuar sistemim e drejtësisë. Shqiptarët janë shumë të ndarë rreth kësaj familje. Ka mijëra njerëz që i urr ejn ë se janë v ra rë prej tyre ose janë r rën uar nga ha kma rrje personale, të tjerë që nuk u durojnë dot si njerëz primitiv, dhe natyrisht plot të tjerë që i adhurojnë si çdo militant.
Por as ata që I duan dhe as ata që i ur rej në nuk e kanë me origjinën e tyre serbo-boshnjako-malazeze-shqiptare. E kanë me karakterin e tyre, dhe më ato çfarë kanë bërë në këtë vend. Në këtë pikë do të mjaftonte qëndrimi i shqiptarëve ndaj familjes së përzier sllavo shqiptare të Sali Berishës, për të kuptuar dimensionin tolerant të saj dhe qasjen liberale që kanë ndaj origjinës etnike të një qytetari. Por e kundërta ndodh me ata vet. Për shembull Shkëlzen Berisha, njeri me gjyshe serbe të pastër, me gjyshe përzierje shqiptaro bashnjake te Plaves, me fëmijë motre të përzier shqiptaro boshnjake, I kompleksuar nga origjina e tij tërësisht jugosllave, (dajës së vet I kanë pas thirrë Gim Jugosllavi në Tiranë), ka disa ditë që përpiqet në portalin e tij të distancohet nga rraca e tij, me një kompleks inferioriteti, që e kanë zakonisht gjithë “nacionalistët” ballkanas, që kanë gjak të përzier. Rastet e nacionalistëve serb që bën maskara në emër të Serbisë, mbi popujt e tjerë nga kishin vet origjinën, janë të shumta. Aty përfshihet dhe Karaxhiçi, që ngjan aq shumë me Sali Berishën jo vetëm nga pamja, Mlladiçi, por dhe vet Millosheviçi. Kompleksi I të të mos qenit etnikisht I pastër, është një kompleks qëprodhon kr i me në Ballkan. Familja Berisha e ka këtë problem.
M’u kujtua kjo sot, ndërsa më treguan një poster, që shoqëron një humor kaps, siç mund të bëjnë berishët humor, ku unë dhe 4 koleg gazetarë shpalleshim si ideatorë të Jugosllavisë së re. Ishte tipik emri, me të cilën është rritur Shkëlzen Berisha, i Zoti portalit në fjalë. Ai është rritur me Jugosllavinë në shtëpi. Gjyshja e tij jugosllave, ka qenë dy herë pjesëmarrëse në gjyqet ndaj “grave jugosllave në Tiranë, më 1953 dhe 1976, natyrisht si dëshmitare, jo si e akuzuar, se ishte në anën e partisë.
Dhe duke I rritur si jugosllav I vogël në një shtëpi ku gjyshja flet serbisht, gjyshi atë boshnjakishten e Martinaj të Malit të Zi, nëna mban edhe emrin Slobodank dhe atë shqip Liri, dhe babai I ngjan me Karaxhiçin, komplekset e “apatridit” bëjnë punën e vet.
Në gjithë Ballkanin familje të tilla pa atdhe, janë familjet që marrin në dorë flamurin e nacionalizmit, per te fshehur krimet e tyre, dhe atë që u mungon, identiteti I tyre etnik, I cili në të vërtet nuk është kurrëfarë pasurie dhe nëse e ke të pastër ashtu siç nuk është fatkeqësi ta kesh të përzier, si e ka familja Berisha. E gjithë kjo histori I bën këta të pështirë, pasi pikërisht komplekset e tyre e të mos qenit shqiptar, I nxisin të kalojnë në ekstrem dhe të bëhen qesharak, duke mohuar origjinën e tyre. Fatkeqësia e familjes Berisha nuk është se është një familje sllavo shqiptare, apo më mirë të themi një familje jugosllave në Tiranë. Fatkeqësia e tyre është se janë hajdut të damkosur, shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë në këtë vend. Ky eshte i vetmi moment, kur nëse mendoj si nacionalist, duhet të besoj se I kanë bërë gjëmën Shqipërisë për shkak të përzierjes së tyre serbo-boshnjake-malazeze. Por kjo nuk është e vërtet. E kanë bërë se janë një familje kriminale. Dhe kr imi nel ët janë njësoj si në Shqipëri, dhe në Serbi Bosnjë apo Mal të Zi. Idiotët po ashtu.