Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 26 v i k t i m a nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 mostrave. Shifra prej 1,383 tregon që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886. Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.