Diçka po lëviz. Dhe është diçka e madhe, aq e madhe sa nuk mund të habitesh që ka pritur kaq gjatë për të ndodhur. Ndërsa PSG dhe Real Madridi kanë eklipsuar merkaton, me (mos)mosmarrëveshjen për Kylian Mbappé, një tjetër yll i madh, Cristiano Ronaldo, sheh nga distanca si spektator të interesuar.

Megjithatë, portugezit nuk i pëlqen të jetë “gomë rezervë”, ndaj ka nisur të flirtojë me Manchester City. Super agjenti i tij, Jorge Mendes, ka nisur lëvizjet. Pas disa javësh presioni dhe përpjekjesh, ideja e çmendur e dyshes CR7-Mendes gjeti mirëkuptim te “qytetarët”. Pasi u zbeh mundësia për të marrë Harry Kane, negociatat për Ronaldon mund të fillojnë. Ama, është Mansour, ai që vendos kushtet. Para së gjithash, ai pret që Mendes të jetë në gjendje ta kryejë këtë transferim falas, pa asnjë kosto të kartonit, si pronësi e Juventusit edhe një vit.

Por jo vetëm kaq. Në këto ditë të vrullshme të fundit të merkatos, para transferimit të Ronaldos, një shitje e rëndë mund të jetë gjithashtu e nevojshme. Nëse ditët e fundit është folur shumë për Bernardo Silva, tani është përsëri Raheem Sterling, ai që mund të sakrifikohet për CR7. Me pak fjalë, nuk është e lehtë, por nuk është as e pamundur. Me Mendes, i cili punon pa u lodhur, duke e ditur se Juve nuk do të kundërshtojë lamtumirën e Ronaldos, ndërsa dëshiron të shmangë humbjen e kapitalit (rreth 25 milionë).

Ndoshta do të pranojë një shkëmbim, duke ditur se nuk do të jetë e lehtë ta zëvendësojë portugezin. Zgjedhjet e para të Allegrit mbeten Gabriel Jesus dhe Mauro Icardi. Ndërkohë, Mansour bën lëvizjen e parë dhe jo vetëm. Ndërkohë, Pep Guardiola fillon të studiojë se si të menaxhojë një “martesë futbolli” që as nuk mund ta kishte imagjinuar deri vonë.