Pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë si pasojë e variantit “Delta”, kryemministri Rama ka zbuluar se Najada Çomo ka dorëzuar mandatin e deputetes.
Shefja e shërbimit infektiv ka zgjedhur të vijojë punën e saj në shërbimin infektiv pasi është rritur shifra e personave të shtruar. Deri tani numërohen 90 të shtruar, disa prej të cilëve ndodhen në terapinë intensive.
Rama: Najada Çomo më kërkoi të tërhiqej rolin e saj si deputete kur “Delta” nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. E falenderoj për këtë shembull kuptimplotë dhe i them sot një faleminderit shumë të madhe. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështirë.