Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falënderim për heronjtë e forcave Ushtarake e Civile. Rama thotë se ata po përballen me përkushtim të lartë dhe profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit të cilat kanë ndezur jo vetëm Mesdheun.

“MIRËMËNGJES ?me një falenderim të madh për heronjtë e forcave tona  ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm?”, shkruan Rama.