Kryeministri Edi Rama ka bërë publike shifrat duke treguar se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama thotë se që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Mirëmëngjes… dhe me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur. ***që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.