Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e ka konfirmuar ai vetë përmes një shënimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se kanë konsumuar edhe një drekë ditën e djeshme.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se para disa ditësh, Grenell ishte në Beograd, ku dhe postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali.