Shqipëria, ashtu si edhe shumë vende të rajonin po l uftoj në prej disa ditësh me vatrat e zjarrit të përhapura në vend. Kjo situatë nxiti mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ku u diskutua dhe vlerësua situata në të gjithë vendin. Në shuarjen e vatrave të zjarrit, janë angazhuar që në ditën e parë Forcat e Ar mat osura me trupa e mjete, duke punuar pa u ndalur dhe në terrene të vështira. Në të gjithë vendin janë në gatishmëri rreth 1200 efektivë të Forcave të Ar matosura, ndërsa janë kryer mbi 60 fluturime me helikopter për të shuar flakët.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, e vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit ku vatra ka marrë përmasa të rre zikshme, ndihmuar dhe nga era. Por falë menaxhimit dhe ndërhyrjes së shpejtë është mundësuar shmangia e prekjes së Pashalimanit, ndërsa po punohet për shuarjen e vatrës në malin e Dukatit, për të mos lejuar flakët të kalojnë në Parkun e Llogarasë. Në vendngjarje ndodhen 500 efektivë të Forcave të Armatosura, ndihmuar nga pushteti vendor dhe forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave civile, janë angazhaur 50 mjete si dhe po punohet nga ajri për shuarjen e flakëve me tre helikopterë të kontraktuar të Forcave të Ar mat osura. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke përbërë rre zik për banorët e fshatit Dukat, ndërsa aksioni ka qenë i pandërprerë për t’i vënë nën kontroll flakët.
Në Bashkinë Gjirokastër ku zjarri pati marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar fshatin Krinë, puna vijon me të gjitha kapacitetet e bashkisë Gjirokastër, asistuar nga Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, Policia e Shtetit dhe forca të emergjencave civile. Sot situata paraqitet më e lehtësuar, ku pas një pune të vazhdueshme të efektivëve të Forcave të Ar matosura dhe forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shuarja e të gjitha vatrave të zjarrit në Gjrokastër, dhe situata vazhdon të mbetet nën monitorim. Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, me mbështjetje nga ajri, ndërsa një pjesë e forcave janë vendosur në fshatin Delisuf ku është riaktivizuar vatra e zjarrit. Në fshatin Cukal, të bashkisë së Vaut të Dejës zjarri është izoluar në pjesën më të madhe të tij, ashtu si në qytetin Fushë Arrëz, ku pjesa me e madhe e vatrave është izoluar nga forcat e ushtrisë dhe po punohet për shuarjen përfundimtare.
Në një kohë kur i gjithë rajoni është i përfshirë në një situatë të vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe përhapjes së vatrave të zjarrit në vend, forcat ushtarake po angazhohen me përkushtim për të shmangur pasojat në njerëz, në prone dhe në mbrojtje të natyrës, ndërsa bëhet thirrje për ndërgjegjësim të të gjithë banorëve, qytetarëve dhe turistëve që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet.