Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit edhe nga homologu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë.
“Falemnderit per mikpritjen & miqesine speciale Shpend Ahmeti gjate ketyre dy mandateve ne drejtimin e Prishtines, sot nje qytet modern e dinamik fale punes se Shpendit e skuadres se tij. Mezi pres ta cojme me tej bashkepunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore ne Kosove”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Falemnderit per mikpritjen & miqesine speciale @ShpendA gjate ketyre dy mandateve ne drejtimin e @KPrishtines, sot nje qytet modern e dinamik fale punes se Shpendit e skuadres se tij.
Mezi pres ta cojme me tej bashkepunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore ne Kosove. ??❤️?? pic.twitter.com/bDaq6cbinI
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) August 27, 2021