Juventusi fiton bindshëm testin e fundit përpara startit të sezonit. Ndaj Atalanta, skuadra e Allegrit mjaftohet me 3-1 (golat e Dybala, Bernardeschi dhe Morata).
Ndoshta fitimi i Europianit me Italinë i ka dhënë mnë shumë besim dhe sidomos i ka hequr frikën e sezonit të shkuar, por duket se Federico Bernardeschi ka fituar më shumë siguri tashmë. Atë e ka treguar sot në miqësoren ndaj Atalanta, që është edhe testi i fundit përpara startit të sezonit (ndeshja e parë ndaj Udinese)
Pas golit të bukur të Dybala me një kundërsulm model, ka ardhur një goditje silurë nga jashtë zone prej Bernardeschit që ka dyfishuar për bardhezinjtë.
Për Atalantën realizoi Muriel me penallti. Të gjitha golat erdhën në pjesën e parë.