Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, së fundmi kanë zhvilluar një vizitë tek familjet afgane që po strehohen në Shqipëri. Kim është suprizuar nga një vajzë e vogël afgane e cila i dhuroi ambasadores një vizatim të bërë nga vetë ajo. “U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi.” shprehet Yuri Kim.
Mesazhi i plotë i Yuri Kim: “Pata rastin t’i bashkohem Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për një vizitë me disa nga gratë, burrat dhe fëmijët afganë që mbërritën në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Me ta u takuam për herë të parë në aeroport në mes të natës – ishte e mrekullueshme të shiheshim sot në dritën e diellit dhe të dëgjonim historitë e tyre. U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik (vizita e sotme përfshin Fondacionin Yalda Hakim dhe Schmidt Futures).” – ambasadorja e SHBA Yuri Kim.