Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 vi kt ima si pasojë e COVID-19. Po ashtu 45 persona të tjerë janë raportuar si të infektuar me virusin vdekjeprurës. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi MSH Kosovë: 30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191 Në total numri i rasteve aktive është 2.928