Nga Kreshnik Spahiu

Berisha këto ditë, do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandoj sërish partinë. Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur por në të vërtet do jetë sërish kryetar. – Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës. – Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga presidenca. – Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.

Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik. Ashtu bëri edhe në 2013 sikur u largua. Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.

Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave. Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.

Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje. Amerikanët mund ta largojnë Sali Berishēn nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike. Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet” Ruajeni këtë mesazh si provë…..