Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Dyshja e famshme festojnë sot 11 vjetorin e martesës dhe në këtë ditë domethënëse për ta, nuk munguan fjalët e ëmbla për njëri-tjetrin.
Ami dhe Ermali kanë publikuar të njëjtën foto ku shihen mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit. “❤11❤ @ermalmamaqiofficial me ty gjithmonë!!!”, ka shkruar Ami, ndërsa Mamaqi thekson: “11 Vite lumturisht të martuar. @amardatoska”.
Çifti i famshëm janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia, e cila erdhi në jetë tre vite më parë. Të dy janë shkëputur prej kohësh nga ekrani, për t’ju përkushtuar bizneseve familjare.