Përpara fillimit të seancës plenare, Partia Socialiste mblodhi Grupin Parlamentar. Taullant Balla mori mbështetjen e deputetëve socialistë për drejtimin e Grupit Parlamentar.
Balla mori 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Taulant Balla e mbante edhe më parë këtë detyre, ndërsa kryeministri Rama vendosi që ta largojë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, për t’i lënë vetëm drejtimin e grupit parlamentar.