Prej disa ditësh Luana Vjollca ndodhet me pushime në vendin e preferuar të yjeve, Mykonos. Ajo ka postuar foto e video të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar se po i shijon shumë këto pushime. Madje, pas shumë vitesh ka dalë edhe në një club nate. Në postimet e saj ka komente të shumta e Luana ka zgjedhur gjithnjë të jetë selektive dhe u përgjigjet mesazheve pozitive. Rrallëherë ajo replikon me ndjekësit që shprehin rezervat e tyre. Dhe kur replikon, sigurohet tu japë një mësim të mirë. Sikurse ka bërë së fundmi.
Luana ka publikuar këto ditë disa foto me një palë shapka Philipp Plein. Një nga ndjekëset shkruan në foton ku Luana pozon para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”: “Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.” Ky koment i ka rënë në sy Luanës e cila i ka kthyer komentueses përgjigjen me një mësim mjaft të vlefshëm. “Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, ia kthen Vjollca, teksa ka marrë shumë përkrahje nga ndjekësit që janë një mendim me të. /News31