Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel ishte i ftuar sekretari dixhital i PS-së, Etien Xhafaj. Në fjalën e tij Xhafaj tha se rotacioni te sekretariati do të shërbejë për t’i dhënë një frymë të r partisë edhe në komunikimin me qytetarët, pasi sipas tij sot PS është si ai motori që ndizet kur afrohet pranë zgjedhjeve.
Ai tha se PS duhet dhe do të shndërrohet në një parti që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të ketë një ide shumë të qartë se çfarë është, çfarë po bën dhe ku po shkon. Xhafaj: Takimi sot dhe mesazhi që Rama dha në Asamble tregon që janë propozuar 7 drejtues për sekretariatet që janë krahu ekzekutiv brenda partisë. Këta kanë 100 ditë për të paraqitur një platformë gjithëpërfshirëse dhe kjo ishte arsyeja e mbledhjes sot, për të koordinuar një bashkëpunim mes të gjithëve.
Ajo që kryeministri ka kërkuar nga ne është që të kemi reflektim në mënyrën si funksionon partia për ta kthyer në një platformë që historikisht është si ai motori që ndizet kur afrohet pranë zgjedhjeve dhe pastaj menaxhimi është shumë raste edhe i vakët i komunitetit në një parti që të jetë në një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe të ketë një ide shumë të qartë se çfarë është, çfarë po bën dhe ku po shkon. Duke i dhënë vetes 100 ditë do shohim edhe punën që kanë bërë kolegët më parë dhe pas asamblesë do ketë një kongres ku do diskutohen ndryshimet në statut.