Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është në një ‘udhëkryq’ të madh pasi gjendet mes dy ‘zjarresh’. Nga njëra anë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kërkojnë ta largojë Sali Berishën nga partia dhe grupi parlamentar dhe nga ana tjetër Familja Berisha dhe enturazhi i saj që i bën presion prej ditësh tashmë.

Pas kërcënimit që Berisha i bëri Bashës në daljen e tij të fundit mediatike, nëse e përjashton nga partia, duke i kujtuar influencën që ka në PD, së fundmi ka qenë një shkrim i botuar në median e familjes së tij i bën thirrje Bashës të zgjedhë krahun e kujt do të mbajë, atë të Berishës, apo të ambasadores amerikane Yuri Kim. Editoriali është botuar në portalin e financuar nga Shkëlzen Berisha me autorin Çim Pekën.

“Kryetari i PD ka ca kohë që e mban kamerierin në këmbë dhe kërkon që të hajë pjatën; “as mish e as peshk”! Por kjo nuk bëhet dhe ora që restoranti të mbyllet po afron. Ai e di ku është futur dhe ka pranuar që të hajë një vakt, ndaj duhet të vendosë. Të zgjedhë mes detyrim përcaktimit të menusë së zonjës Kim, ose të largohet dhe të bëjë atë që ndien, mendon dhe ja kërkon shumica apo fryma e partisë. Ky është një shans i madh, një mënyrë për të riformatuar lidershipin dhe integritetin e tij personal e politik. Por mbi të gjitha është një borxh dhe një “detyrim- përcaktim” që ka ndaj qindra-mijë demokratëve dhe jo ndaj pronares së restorantit ku po qëndron; ‘as mish, e as peshk’, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Shqiptarja.com