Sot mund të jetë një datë e zakonshme për ju, por këgëtari Blero dhe gruaja e tij nuk do thoshin të njëjtën gjë. Çifti sot festojnë 2 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë. Në përvjetorin e kësaj date të veçantë për çiftin nuk ka munguar një dedikimi plotë dashuri nga ana e këngëtarit të njohur. “Urime dita jone my foreverLOVE ❤️?? “, – ndau postimin Blero me ndjekësit.
Kujtojmë se Blero dhe Afrona Dika kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashuri. Blero madje ka rrëfyer se gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën e prezantoi atë tek gjithë familjarët e tij. “Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, tregoi Blero.