Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama publikoi në rrjetet sociale një foto krah Janshas, ndërsa shkruan: “Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”.

Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.