Kancelarja Angela Merkel ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe më pas kanë shkuar në ambientet e një biznes gjerman në Tiranë. Në foto janë kancelarja Merkel; kryeministri shqiptar, Edi Rama; kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic; i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabić.

Ajo që ra në sy ishte pozicioni i liderëve ballkanikë, ku në të djathtë të kancelares ishte Rama dhe në të majtë kreu i qeverisë maqedonase, Zaev. Merkel u ka shprehur falënderimet të gjithëve duke u thënë se e kishte të pamundur që të mund të vizitonte të gjithë vendet një e nga një.