Binjakët-Siç sugjeron edhe emri i shenjës, Binjakët kanë personalitet të dyfishtë, duke qenë në kërkim të asaj çfarë përshtatet me komoditetin e tyre dhe flasin për gjithçka në mënyrë që të impresionojnë të tjerët, duke e ruajtur veten e tyre ‘të vërtetë’ vetëm për vete dhe njerëzit pranë tyre. Mund të jenë hipokritë kur është fjala për të dalë fitimtarë në çdo situatë dhe nuk janë njerëzit më të besueshëm në zodiak.
Luani-Luanët jetojnë për vëmendje , edhe nëse ndihen të sigurt nën lëkurën e tyre. Për këtë arsye, mund të përdorin hipokrizinë, për t’u dukur më të pëlqyeshëm tek të tjerët. Ndonjëherë taktika e tyre funksionon, por nganjëherë i bën ata të mos pëlqehen dhe aq shumë ,sidomos kur zbulojnë qëllimet e t vera
Virgjëresha-Virgjëreshat adhurojnë të flasin për jetën e të tjerëve dhe vendosen gjithmonë në një pozicion superioriteti , duke pretenduar se do t’i bënin gjërat shumë më mirë se njerëzit që kanë pranë.
Në të njëjtën kohë, prezantohen gjithmonë si ‘djali apo vajza e mirë’, përballë kritikave që u bëjnë të tjerët. Sjellja e tyre fals dhe hipokrizia është ajo që i çon në përfundimin e shumë marrëdhënieve.
Peshorja-Personat e kësaj shenje mund të jenë hipokritë në shumë momente, por jo me qëllime negative, për të lënduar të tjerët. Peshoret kanë frikë t’i zhgënjejnë ata që i rrethojnë dhe kërkojnë gjithmonë të jenë dakord me të gjithë, që do të thotë se jo gjithmonë thonë atë që mendojnë. Për ta, të qenit në rregull me të tjerët mund të ketë më shumë vlerë sesa të jenë unikë në vetvete.
Shigjetari-Përfaqësuesit e kësaj shenje shfaqin qëndrime hipokrite kur bëhet fjalë për ndjekien e ndonjë ambicie të veçantë. Duan të arrijnë gjëra të mëdha dhe të mund të bien dakord për ca gjëra, edhe pse në të vërtetë mendojnë ndryshe, vetëm për të qenë më afër ëndrrës së tyre.