Mes të rinjve demokratë që kanë firmosur për referendumin është edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit demokrat Sokol Olldashi. Ky i fundit u fut në FRPD nga vetë Lulzim Basha i cili e solli në parti si për të treguar imazhin “paqeje politike”, pasi akuzohej se i mori partinë babait të tij të ndjerë Sokol Olldashi. Mes të tjerave, Glauku është parë krah Lulzim Bashës në të gjitha protestat që ka bërë opozita, megjithatë ajo që u vu re është se përjashtimi i Berishës e ka distancuar atë nga kryedemokrati Lulzim Basha.