Ndërkohë që asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për “Big Brother VIP”, së fundmi burime për “Vip magazine.al” kanë bërë të ditur se aktorja e dashur shqiptare, Arjola Demiri do të jetë pjesë e këtij formati.
Po ashtu, edhe ish- konkurrenti i “Big Brother”, Meridian Ramçaj ka nxitur dyshimet se do të jetë pjesë e këtij “reality show”.
Ditën e djeshme ai publikoi në “InstaStory” një foto ku dukej “syri” i “BB”, por më pas zgjodhi ta fshinte dhe ta zëvendësonte me imazhe nga “Top Channel”. Gjithashtu po përflitet se një ndër konkurrentet e këtij “reality show” do të jetë edhe koreografja e njohur, Riselda Sejdija. Me siguri na presin shumë surpriza, të cilat mbeten për t’u zbuluar në ditët në vazhdim.