Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, Blendi Fevziu tha se televizioni Klan ka në plan që të punësojë 20 afganë si gazetarë operatorë. Kryeministri Edi Rama i cili ishte i ftuari i mbrëmjes iu drejtua duke i thënë se duhen marrë një orë e parë. Sipas Ramës, ata do rrisin nivelin e televizionit pasi kanë punuar për gazetat më të njohura në botë.

BISEDA:

Fevziu: Klani mesa di unë ka kërkuar të marri 20 gazetarë afganë operatorë për të punuar këtu. Rama: Merrini orë e më parë që të ngrini nivelin. Ata janë gazetarë që kanë punuar për gazeta më të mëdha të botës, dhe për median më të madhe afgane.