Shqipëria po lufton për kualifikim në grupin I, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit në Katar. Një lajm i mirë në ketë rrugëtim vjen nga UEFA, që ka dënuar Hungarinë, kundërshtarin tonë të radhës, të luajë me dyer të mbyllura. Arsyeja e vendimit kanë të bëjnë me koret raciste që janë dëgjuar gjatë ndeshjes Hungari-Angli, që ka detyruar organizatën botërore të futbollit, FIFA, të dënojë Kombëtaren hungareze me dy ndeshje me dyer të mbyllura, si dhe Federatën me një gjobë rreth 180 mijë euro.
Nuk është e para herë që Hungaria merr dënime të tilla për faj të tifozerisë së saj. Në Qershor, UEFA kishte dënuar me 3 ndeshje, për veprime te hungarezëve në edicionin e Euro 2020. Shqipëria do të përballet me Hungarinë në Budapest në 89 tetor, me shanse tashmë edhe më të rritura për një rezultat pozitiv.