Është rritur numri i viktimave nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë. 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Një ditë më parë u shënuan 14 viktima.

Gjatë orëve të fundit nga 8.270 testime, janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me virus. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh.

Sipas njoftimit të MSH-së në 24 orët e fundit janë shëruar 1324 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625. Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës. Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.