Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 193 raste të reja dhe kanë humbur jetën 57 qytetarë. Të dhënat tregojnë se në spital vijojnë të qëndrojnë të shtruar 547 pacientë, por fatmirësisht është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv.
Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar edhe 5 997 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,601,749 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 129,885 pacientë.