Mediave serbe nuk u kanë shpëtuar komentet e Ramës nga Kosova për Serbinë. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin. Në median e mirënjohur serbe shkruhet se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte.

Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2021&mm=09&dd=27&nav_id=111826