Moti i kthjellët do të vijojë edhe gjatë kësaj fundjave deri ditën e diel. Të dielën do të kemi vranësira, do të ketë edhe reshje të shtrira përgjatë zonave lindore. Nuk do të mungojnë edhe celula të vogla që do të gjenerojnë me rrebeshe edhe në zonat qendrore, kryesisht qarku Tiranë, Elbasan, edhe Librazhdi herë pas here do të ketë rrebeshe të shoqëruara dhe me shkarkesa elektrike, tha shefja e drejtorisë operacionale Lajda Porja për Top Channel. Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, temperaturat janë të larta, 31-32 gradë celsius.
“Ajo çfarë vlen të theksohet do të jetë parametri i erës që do të jetë problematik këtë fundjavë. Era do të jetë herë pas here e fortë, ku në momente të veçanta do të shkojë edhe mbi 50 km/h duke sjellë dallgëzim të lartë në det”, tha Porja.