Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë ditën e sotme një takim me liderët e opozitës në vend, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vend, ku për të 7 ditë, dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë.
Sipas mediave kosovare Kurti ka ftuar në takim të dielën liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj
Ende nuk dihet kora kur do të mbahet ky takim, arsyeja e takimit është konsultimi për gjendjen e tensionuar në veri.
Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan mbrëmjen e së premtes, ku Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u dogj nga serbët, të cilët nuk pranojnë reciprocitetin për targat.