Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e fundit që ka rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se Kosova e ngre problemin me plotë të drejtë, ndërsa shton se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit siç ndodhi me tarifën 100%. Sipas Ramës, Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë,” shkruan Rama.
Kujtojmë se së fundmi është vënë re një “shkrirje akujsh” mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit. Ky i fundit teksa e uroi për mandatin e tretë, e ftoi gjithashtu Ramën të vizitojë Kosovën, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare e pranoi.