Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetareve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi. Po ashtu, aty është edhe një ambulance në rast të ndonjë urgjence. Ndërkohë, bëhet e ditur se tenda do të vendosen edhe nëpër qytete tjera. Ekipi mobil i vaksinimit në këtë pjesë të sheshit të Prishtinës do jetë aty duke filluar nga ora 10:00 e deri në 17:30.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi i cili tha se ministria e Shëndetësisë ka marr këtë vendim me qëllim që vaksinimi të jetë sa më afër qytetarëve. “Bazuar në planin e veprimit për vaksinimin në masë të popullatës në kuadrë të planit kemi paraparë që të bëhet edhe vaksinimi përmes ekipeve mobile që me një fjalë do jemi ne më afër qytetarit. Sot për herë të parë është ngritur dhe tenda me ekipe mobile pranë sheshit “Zahir Pajaziti”, por një gjë e tillë do të filloj së zbatuari në nivel vendi dhe në të gjitha vendet që kemi zbatimin e vaksinës kundër COVID-19 ne do kemi të ngritura ekipet mobile[…]Besoj që nga java e ardhshme e tutje gjithmonë bazuar në rekomandimet e që do dalin nga komitieti për vaksinimi do shohim së zbatuari edhe në nivel vendi”, theksoi ai.

Sipas Bardhit në këtë tendë të vendosur në sheshin “Zahir Pajazit” do të mund të vaksinohen qytetarët vetëm me dozën e parë. Ndërsa, termini për dozën e parë vazhdon të jetë obligativ. “Tendat të do shfrytëzohen vetëm për zbatimin e dozës së parë së vaksinës dhe asessi të dozës së dytë sepse doza e dytë për shkak të pajisjeve të teknologjisë ato do jenë në qendrat e mëdha të vaksinimit dhe doza e dytë do të zbatohet atje….Këtu bëhet përjashtim sa i përket zonës së banimit nëse nuk del ndonjë vendim tjetër nga komiteti kur flasim për termine gjithsesi ato duhet të jenë të dëshmuara…Që të vaksinohet sepse atë veçse një apo më shumë arsye kanë prandaj ne kemi dal që të jemi sa më afër tyre që të dalin dhe të marrin vaksinës sepse kemi pasur shumë herë ankesa të qytetarëve që për shkak të orarit të gjatë të punës po e kanë të pamundur përkundër ndarjes së terminit për të vaksinuar”, tha Bardhi.

Menaxheri I qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi thotë se vendosja e ekipeve mobile në shesh është bërë që të jenë më afër qytetarëve e jo pse ka rënë interesimi I qytetarëve për imunizim, pasi siç u shpreh ai Kosova është lidere në rajon për këtë proces. “mbi 600 mijë e sa mijë persona veç janë të vaksinuar me të dyja dozave po i afrohemi shifrën 700 mijë dhe aktualisht kemi rreth 200 mijë që kanë marr dozën e parë dhe nëse bëjmë një kalkulim të tillë del me një përqindje se ku kemi arritur me numrit e të vaksinuarve jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon jemi lider në këtë pjesë sa I përket vaksinimi. Interesimi bazuar në grupmoshat që kemi të ngritura për vaksinat jemi në kuotën e normales dhe shpresojmë që edhe ata pak persona që nuk janë të vaksinuar me dozën e parë të jemi ne tani afër tyre”, deklaroi ai.

E qytetari i parë që e mori dozën e parë të vaksinës nga ekipi mobile e vaksinimit kundër COVID-19, të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” ishte Afrim Ajeti i cili e ka mirëprit këtë vendim të ministrisë së Shëndetësisë. Ajeti u vaksinua ndonëse nuk kishte termin dhe thotë se deri tani nuk u vaksinuar vetëm për shkak të procedurave dhe pritjeve në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”. “Jo( nuk kam pas termin), pa termin[…]Shumë mirë[…]kallaballëk atje ku me prit në radhë aty vetëm për ata”, u shpreh Ajeti. Krahas një tende të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, pranë saj ishte vendosur edhe një ambulancë si dhe ishte organizuar edhe hapësira e pritjes prej 15 minutave për ata që vaksinohen.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit janë imunizuar me vaksinës kundër COVID-19 5 mijë e 560 qytetarët. Ndërsa, pozitivë me COVID vetëm dje kanë rezultuar 18 persona./KosovaPress/