Pasi partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili thotë se ky proces zgjatet edhe me 30 muaj të tjerë, duke i konsideruar të mjaftueshme sipas tij për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
“Do doja të ndaja faktin se dje grupi i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e një grupi për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionirit Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera.
Janë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vetingut. Rama e tha se sot kjo është një vijueshmëri e reformës në drejtësi. Është çështje sa teknike dhe e rëndësishme, sepse ruajtja e të njëjtit standard në proces për të vazhduar pastrimin e procesit në drejtësi për ata prokurorë dhe gjyqtarë me probleme.
Vijimi i procesit të vetingut është domosdoshmëri. Partitë të qëndrojnë larg siç e kam thënë. Themeli i reformës heqja e çdo lloj ndikimi që vjen nga partitë. Është një skemë e re që ka filluar të japë rezultate. Themele të drejtësisë së re që po rilindin mbi gërmadhat e mëdha”, tha Balla.