Një prej rrugëve më peizazhin më magjepsës është ajo që të çon për në Theth. Pamjet e mrekullueshme të kësaj rruge i ka publikuar sot përmes një videoje edhe Kryeministri Rama.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se kjo rrugë ishte kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe nevojë për turizmin.
“MIRËMËNGJES, dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.