Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një v ikt imë si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 41 raste të reja me të infektuar me këtë virus. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, sot janë shëruar 198 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të v d e k jes. Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279. Në total numri i rasteve aktive është 1.737.