Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi të mërkurën hapjen e faqes së tij të rrjeteve sociale, të emëruar si “E vërteta Sociale”, pasi u dëbua në janar nga Twitter, Facebook dhe YouTube. Rrjetet sociale e akuzuan atë për nxitje të dhunës para ndjekësve të tij, që nga sulmi në Kapitol më 6 janar.
“Unë krijova ‘Truth Social’ dhe grupin ‘Trump Media and Technology’ për të kundërshtuar tiraninë e gjigantëve të teknologjisë,” tha ai, duke shtuar se platforma e re do të funksiononte deri në vitin 2022 . Ai shprehu synimin e tij që kompania që do të menaxhojë grupin të listohet në bursë.
“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë presidenti juaj i dashur amerikan hesht. Kjo është e papranueshme,” shpjegoi manjati i pasurive të paluajtshme, duke shtuar se qëllimi i sitit të ri do të ishte “t’i japë një zë” “të gjithëve”.
Aplikacioni për të hyrë në sit është në dispozicion në Apple App Store dhe operacioni i tij pilot (“beta”) do të fillojë për përdoruesit e ftuar në Nëntor, sipas njoftimit për shtyp të kompanisë. Gjithashtu do të ofrohet një shërbim abonimi me video.