Dashi Në dashuri, me Hënën e favorshme, këtë të enjte 14 keni mundësi të mëdha për të bërë takime të veçanta dhe interesante. Në punë mund të filloni nga e para, ndoshta është koha për ndryshim. Mund të ndodhë që pikërisht këtë vjeshtë të filloni projekte të reja.

Demi Në dashuri do të jetë një e enjte e sikletshme pasi keni Hënën në dizavantazh. Në punë këtë ditë të enjte, por edhe më herët, nuk jeni shumë të përqendruar. Në këto kushte, është më mirë të shtyni të gjitha çështjet e rëndësishme të punës për në fundjavë.

Binjakët Në dashuri, pritet të keni një ditë disi të diskutueshme, edhe për ata që sapo kanë filluar një histori. Në punë, një periudhë e favorshme si për rishtarët, ashtu edhe për njerëzit që duhet të angazhohen në një projekt.

Gaforrja Në dashuri, shtyni mosmarrëveshjet e padobishme me partnerin/en, nuk është koha e duhur. Në punë, ditë ideale për të realizuar një projekt pune që ju intereson shumë.

Luani Në dashuri mund të përfshiheni në një situatë të komplikuar, madje telashe duket të ketë edhe në familje. Në punë mos lini pas dore kontaktet, por është një ditë që do humbisni shumë kohë për gjëra pa fort vlerë.

Virgjëresha Në dashuri është një periudhë sprove për ndjenjat, ndaj bëni kujdes ndaj fjalëve që hidhni e pritni, veçanërisht deri edhe nga e shtuna. Në punë do të keni disa probleme dhe gjithashtu një çështje ekonomike do të dalë në shesh, përpiquni të zgjidhni gjithçka brenda ditës së enjte.

Peshorja Në dashuri duket sikur ju po shëroheni, me Hënën, Jupiterin dhe shumë planetë të tjerë që po ju favorizojnë. Nëse zemra juaj ka qenë vetëm për një kohë të gjatë, përpiquni ta shihni veten më shumë dhe të krijoni hapësira dhe nisma për njohje të reja. Në punë do të përfshiheni shumë në një situatë disi delikate.

Akrepi Në dashuri, si e enjtja dhe e Premtja, janë dy ditë që duhen marrë lehtë dhe unë nuk rekomandoj të luani me fatin, veçanërisht në debat a diskutim. Në punë, të enjten dhe të nesërmen e saj, kemi një rënie të lehtë të produktivitetit, por për fat ia hidhni nga e shtuna.

Shigjetari Në dashuri, një ditë tjetër interesante pasi Hëna dhe Venusi janë shumë të favorshme për shenjën tuaj zodiakale. Në punë, një ditë rikuperimi, ndaj mos e teproni të ngarkoni shumë kunguj në një sqetull.

Bricjapi Në dashuri, për ata që kanë familje, në këtë periudhë shpenzimet e shtëpisë mbizotërojnë mbi gjithçka tjetër. Në punë, ata që kërkojnë një punë të parë do të gjejnë mundësi të reja, por jo shumë fitimprurëse.

Ujori Në dashuri, nëse ka një person që ju intereson, thelloni njohuritë për të, ju, duhet të dini më shumë për atë që do të ndani ndjenjat, ndoshta dhe shtratin.. Në punë, mos kini frikë të bëni një ndryshim drastik në jetën tuaj.

Peshqit Në dashuri më në fund do të keni një përgjigje të mirë deri në fund të javës, e cila do t’ju ​​bëjë t’i shihni gjërat më qartë. Shumë konflikte në punë, nuk ndiheni hiç të kënaqur.