Dashi Pritet që ambienti në çift të jetë i ngrohtë gjatë kësaj të hëne. Nuk parashikohen konflikte pasi të dy do tregoheni tolerant në çdo moment. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura,prandaj gjithçka do të jetë në dorën e tyre. Me financat tregohuni pak të organizuar në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë.
Demi Do flisni pa u menduar sot, duke menduar se partneri ju do aq shumë sa mund t’ju tolerojë edhe nëse jeni duke gabuar. Megjithatë po mendoni gabim, pasi kjo nuk do ndodh sot me partnerin tuaj i cili nuk është aspak në humor të mirë. Për këtë arsue priten edhe debate. Beqarët pritet të bëjnë zgjedhje të gabuara pasi do ndikohen nga financat e disa personave.
Binjakët Priten probleme të mëdha për jetën sentimentale të çifteve sot. Skenat e tepruara të xhelozisë dhe kokëfortësia do jenë edhe shkaktarët e tensioneve. Beqarët do kenë një takim mjaft interesant për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do vazhdojnë të jenë të privilegjuara për ju.
Gaforrja Çiftet duhet të reflektojnë sot mbi të ardhmen e tyre sentimentale. Ndërsa beqarër sot do të gjejnë mënyrën e duhur për ta bërë për vete personin që prej kohësh e pëlqejnë. Kështu më në fund edhe për ju do nisë një angazhim serioz. Me financat tregohuni të kujdesshëm, në mënyrë që të mos gaboni rëndë.
Luani Ditë mjaft pozitive për ju sot, si rezultat i ndikimit të mirë të planetëve në shenjën tuaj. Do i matni mirë fjalët dhe nuk do gaboni për asgjë, në këtë mënyrë edhe bashkëpunimi do fillojë të përforcohet. Beqarët këshillohen të mos nisin asnjë aventurë pasojat e të cilave do i vuajnë më vonë. Me financat tregohuni të kujdesshëm, shpenzoni vetëm për gjërat e nevojshme.
Virgjëresha Yjet për ju sot këshillojnë që të tregoheni vigjilentë dhe të mos hidhni hapa të nxituara. Partneri mund t’ju kritikojë sot pa të drejtë, ajo që duhet të bëni është të mos ja vini veshin sepse do e bëjë pa u menduar. Ndërsa për beqarët kjo e hënë paraqitet një ditë e qetë, ku as takime nuk bëjnë pjesë në të. Në planin financiar gjërat janë të ekuilibruara.
Peshorja Ditë e trazuar dhe me të papritura jo shumë të këndshme paraqitet kjo e hënë për ata që janë në një marrëdhënie. Veçanërisht për ata që janë në çift prej një kohe të gjatë dita paraqitet mjaft delikate dhe me disa vështirësi. Për beqarët një takim interesant do shfaqet në horizont. Në- planin financiar këshillohet që ende të tregoheni të kujdesshëm.
Akrepi Një atmosferë aspak e qetë parashikohet për ata që janë në një marrëdhënie. Kjo e gjithë si rezultat i dyshimeve që do ju lindin këtë të hënë për partnerin. Ajo që duhet të bëni është të mos bëni akuza të pamenduar nëse nuk jeni të sigurtë për diçka. Beqarët sot do jenë në gjendje të bëjnë për vete me sharmin e tyre këdo që do ju pëlqejë. Financat paraqiten delikate.
Shigjetari Sjellja e partnerit tuaj sot do ju duket e çuditshme dhe e shpërqendruar, sa shpesh herë do të vini në pikëpyetje dashurinë e tij për veten. E mira do ishte të flisnit hapur me të për gjithçka që ju shqetëson. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe të vendosur kur të marrin nismën për një lidhje serioze. Financat duhet t[‘i menaxhoni me kujdes.
Bricjapi Dita e sotme parashikohet një ditë e qetë dhe e bukur për ju që jeni në çift. Kjo pas një periudhe të vështirë në marrëdhënien tuaj, sot do mund të flisni sinqerisht me partnerin duke i zgjidhur një e nga një mosmarrëveshjet që keni pasur. Edhe financat nuk paraqiten aspak problematike. Përfitoni nga situata për të bërë investime të rëndësishme.
Ujori Mos mendoni të filloni një aventure sot sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar në çift. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë. Mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim.
Peshqit Marrëdhënia në çift do jetë goxha e ndërlikuar gjatë kësaj dite. Debatet do jenë të shumta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm të tolerojë. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë vetëm. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza jo të mira, prandaj shpenzoni me maturi.