Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjetet sociale për çështjen e vaksinimit me detyrim për studentët. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur një komentuesi, i cili i thotë kryeministrit se për shkak të detyrimit, studentët po blejnë certifikatën e vaksinimit. Rama i përmend situatën në vend etë tjera të botës, ku vaksina është e detyrueshme. Rama e këshillon gjithashtu se nuk bëhet fjalë për lojë dhe se nuk duhet të dëgjohen marrëzitë që thuhen.
Komentuesi: O Edi mos e bej me detyrim vaksinën se i fike studentët duke e blere 100 euro certifikatën e vaksinimit. Me këtë tutel po pasuron nji pjesë të atyre që sot merren me vaksinimin duke mos arritur qëllimin real të vaksinimit. Edi Rama: Po mire o djalë po tërë bota qe nuk të lë të hysh asgjëkundi pa treguar certifikatën e vaksinimit janë budallenj apo janë çmendur të gjitha qeveritë e planetit dhe kanë përveshur mëngët te marrin në qafe njerëz?! Po si mendon ti janë çmendur fare fare edhe të gjitha mediat e gazetaret serioze të botes që nuk e nxjerrin këtë sekret të madh, të cilin e paskan zbuluar ca njerëz që nuk kane lidhje as me shkencën, as me shkollën, as me dijen?! Po si është e mundur që kur shkojnë në spital pastaj vuajnë e humbin jetën pikërisht ata që nuk janë vaksinuar apo edhe kjo është lojë thuaj?! Jo o mik jo, nuk është lojë kjo dhe nuk luhet me jetën si me skedinën e futbollit, po i vihet gishti kokës e nuk dëgjohen tallagjaret e marrëzise njerëzore qe nuk dine çfare flasin, po dëgjohet shkenca që shpëton njerëz e sheron njerëz!