Për të gjithë ata që duan të jenë në formë edhe gjatë dimrit!

Të gjithë e dimë se sapo koha fillon të ftohet, të gjithë shtojmë peshë, mirëpo nëse dëshironi të mbani trupin në formë, ose ehde të humbisni peshë, atëherë gjithçka që duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla:

Hani Më Shumë Mollë-Vjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera. Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt por edhe të kryeni më shumë aktivitet fizik. Një mollë ofron 100 kalori dhe 4 gramë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë. Molla është shumë e mirë për këtë stinë dhe jo vetëm, sepse pakëson rrezikun e diabetit, përmirëson shëndetin e mushkërive dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Hani Më Shumë Gatime të Shtëpisë-Rikthimi në punë, në shkollë e në aktivitetet e tjera e bën më të lehtë rënien pre të tundimit ndaj ushqimeve të gatshme e të shpejta. Megjithatë, gatimet e shtëpisë janë më të shëndetshme e nuk duhen lënë mënjanë. Në shtëpi ju mund të përgatisni ushqime të shëndetshme me perime të freskëta të stinës të cilat mund t’i merrni me vete në punë. Fundjavat mund t’i shfrytëzoni për të gatuar receta të shëndetshme por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Mos Neglizhoni Gjumin-Sipas Agroqëeb, gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj si brenda dhe jashtë. Ekspertët e AgroËeb.org rekomandojnë që të flini 7-8 orë çdo ditë, Rutina e duhur e gjumit është shumë e rëndësishme për të luftuar mbipeshën por edhe për të vënë në fre hormonet të cilat luajnë një rol të fortë tek oreksi dhe e ngrëna.

Xhinset Në Vend Të Peshores-Gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë është e rëndësishme që të mbani në vëzhgim kilogramët. Ndonjëherë peshorja mund të duket alarmuese ndaj shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e xhinseve apo pantallonave si tregues i peshës dhe i humbjes së kilogramëve të tepërt.

Mbani Një Ditar Ushqimesh-Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është të mos fiksoheni pas saj. Objektivi juaj duhet të jetë që të hani shëndetshëm dhe rënia nga pesha më pas është e paevitueshme.Nëse ju i vendosni vetes si qëllim që të humbisni në peshë pa ndryshuar regjimin tuaj ushqimor ose duke e kufizuar atë në mënyrë drastike do të shkaktoni më shumë dëm në organizëm.Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju do të orientoni veten drejt ushqyerjes së shëndetshme dhe do të shmangni produktet që ju shëndoshin apo ju fryjnë.