Situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 1.515, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin 38 qytetarë. Ndërkohë 2 pacientë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 1.895 raste aktive, ku numrin më të lartë të pacientëve aktivë e mban Prishtina.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 185 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 155.379 që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht në total numri i viktimave ka shkuar në 2.964.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që gjithsej janë vaksinuar 1.388.583, ku prej tyre 573.312 i kanë marrë të dyja dozat.