Nga Spartak Ngjela
Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë. Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha. Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë dhe shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri.
Por… Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç klithmave primitive. Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë? Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve. Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria! Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!
Po Basha, me aktin e tij anti-Berishë ai vrau veten; apo ringjalli Bashën e v de kur? Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë. Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta. Po Saliu, ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza?
Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qyteterim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë. Kurse politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me goditjen e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës.
Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë? Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi amerikan nuk i mban të fshehta provat e krimit Berisha. Atëherë? Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan. Atëherë; çfarë pritet të ndodhë? Prisni dhe shikoni…