Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje komunave serbe në Kosovës që të votojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më datë 17 tetor. Sipas tij, serbët duhet të jenë të bashkuar dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Serbët duhet të jenë të bashkuar, të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, për vetën, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme dhe të jenë pranë popullit të tyre në komunat në jug të Kosovës, tha Vuçiç. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lista Serbe fitoi të dhjetë e komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë udhëhiqen nga Lista Serbe.

Kosova më datë 17 tetor do të mbajë zgjedhjet lokale, ndërsa sot janë publikuar edhe masat që do të respektohen në kuadër të kufizimit të pandemisë COVID-19. Komisionerët dhe vëzhguesit duhet të jenë të vaksinuar, ose të dëshmojnë në kanë kaluar virusin, ose të kenë një tampon negativ. Qytetarët duhet të respektojnë distancën sociale dhe të jenë të pajisur me maska. 1.8 milion qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote.